Verë e nxehtë në ishull, njihuni me transferimet më të bujshme në Premier Ligë

25 gusht 2022 | 15:25

Premier Liga mbetet kampionati më i fortë në Evropë, i shumë dëshiruar nga yjet e futbollit botëror. Ky trend nuk ndryshojë as në këtë merkato vere ku transferimet më të bujshme erdhën pikërisht nga ishulli britanik.

Më 75 milionë euro, Darwin Nunez rezultoi lëvizja më e shtrenjtë në këtë merkato, një operacion i vënë në jetë nga Liverpooli.

Në vendin e dytë renditet blerja e fundit e Man.United, Casemiro, një transferim që i kushtojë “djajve të kuq” 70,65 milionë euro. Podiumin e lojtarit më të shtrenjtë pritet ta marrë Isak me Newcastle që do të derdh në arkat e Real Sociedad 70 milionë euro.

Ndryshe nga se ishte perceptuar në fillim Erling Haaland nuk është blerja më e shtrenjtë, por sërish Manchester City pagoi 60 milionë euro për ta marrë nga Borussia Dortmund.

Norvegjezi renditet në vendin e 5-të pasi përpara tij pozicionet Cucurella i Chelsea me 65,30 milionë euro. Në këtë listë me blerje të bujshme gjejmë edhe emra si Richarlison që u transferua te Tottenham për 58 milionë euro, Lisandro Martinez, Sterling e shumë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se…