Ballkani – Slavia Praga, përfundoi pjesa e parë

27 tetor 2022 | 21:54

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani-Slavia Praga, e vlefshme për Ligën e Konferencës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0.

Ndeshja deri tani ishte e qetë me shumë pak raste shënimi.

Slavia Praga e pati një dominim më të lehtë, por që nuk u rrezikua asnjëherë seriozisht porta e Stivi Frashërit.

Ndërsa krejt në fund të ndeshjes, Ermal Krasniqi pati mundësi të artë shënimi, por u tregua egoist dhe goditi vet, goditje e cila përfundoi jashtë porte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Darka e Lamës, një ngjarje tradicionale që organizohet nga presidentja…