Darka e Lamës sivjet u mbajt në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

27 tetor 2022 | 21:12

Darka e Lamës, një ngjarje tradicionale që organizohet nga presidentja e vendit, sivjet është mbajtur në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Pos presidentes Vjosa Osmani në këtë darkë ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Kjo darkë, që tradicionalisht organizohet në përfundim të të korrurave, në fund të muajit tetor, sonte u shtrua në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, në shenjë mirënjohje e respekti për banorët e kësaj shtëpie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati në…