Kastrati ironizon me Bislimin: Deshtën me na vjedh Bislimin në Serbi e me na marrë në qafë

27 tetor 21:04

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati në një postim në “Facebook”, ka ironizuar me Besnik Bislimin dhe me deklarimet e tij se ekonomia po shënon progres.

“Miq, përpak shpëtoj Kosova sot. Deshtën me na vjedh Bislimin në Serbi e me na marrë në qafë……çysh e kishim mbajt “vendin e parë” për zhvillim ekonomik në Ballkan pa supertalentin Bislimi?!”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati, përmend disa çështje që sipas tij janë reale dhe bien ndesh me atë çfarë thotë Bislimi.

“Tërë kohën flasin me mbiemra cilësor: “ kemi zhvillimin ma të lartë ekonomik në Ballkan”, “ jemi më të mirët në sundimin e ligjit në Ballkan”…etj etj etj. Rinia prandaj po ik masivisht, pra për shkak “ të rritjes më të madhe ekonomike në Ballkan”, prandaj po rritet fukarallëku në ekstrem, për shkak të çmimeve “më të ulta në Ballkan”.”, vazhdon ai.

Kastrati ironin e vazhdon duke thënë “Ik te shohim pak futboll sonte Ballkani- Slavia se na shpifën fëmijët e verdhë në pushtet….ka gjasa hyjnë në stadion Bislimi e Albulena e thojnë “ ik se ju sdini me lujt futboll, na jena ma të mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia Pragës, e vlefshme…