Ballkani sonte do të përballet me Viktoria Plzenin

21 shtator 2023 | 08:51

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, sonte do ta nisë kampanjën e finaleve në UEFA Conference League.

Në “Doosan Arena”, ekipi i Ilir Dajas do të përballet me ekipin çek, Viktoria Plzen.

Loja pritet të nisë në orën 21:00.

Një ditë para ndeshjes trajneri Ilir Daja dhe sulmuesi Albin Berisha shprehën optimizëm për një lojë të mirë.

Kjo është hera e dytë që kampioni i Kosovës arrin në fazën e grupeve të kësaj gare.

Edicionin e kaluar ky ekip arriti t’i marrë katër pikë me një fitore dhe një barazim.

Sonte Ballkani do të paraqitet pa Albion Rrahmanin, Meriton Korenicën etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Nikaj nga PDK-ja e ka akuzar kryeminsitrin e Kosovës,…