Ballkani sot përballet me Zalgirisin në “Fadil Vokrri”

05 korrik 08:15

Ballkani do të bëjë sot (e martë) debutimin në Evropë. Përballë do të ketë Zalgirisin në kuadër të 1/8 së finales të raundit kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka u shpall kampion për herë të parë në BKT Superligën e Kosovës, duke ia dalë kështu të kualifikohet për ndeshjet kualifikuese për garën më të madhe për klube në Evropë.

Ndeshja, që fillon në ora 20:00, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me kampionin në fuqi që synon të marrë rezultat pozitiv.

Ballkani tashmë është përgatitur për këtë ndeshje të madhe ndaj klubit nga Lituania me disa përforcime të reja dhe synon të shkojë sa më lart.

Në anën tjetër, Zalgiris, po ashtu, synon të kalojë në rrethin tjetër, duke qenë një përballje e nxehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes ta…