Ballkani vazhdon rrugëtimin historik në Ligën e Konferencës

19 shtator 2023 | 16:17

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Viktoria Plzenit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës, më 21 shtator (të enjten), me fillim nga ora 21:00.

Kjo paraqitje e ekipit suharekas në nivelin e tretë të garave evropiane për skuadra të futbollit, është sukses historik të cilin Ballkani e realizoi dy herë radhazi. Pas ndeshjes së fundit të Ballkanit në Superligën e Kosovës, pas barazimit me Dukagjinin 1:1, ekipi do ta vazhdojë ndeshjen e radhës mysafir te Viktoria Plzeni. Ballkani ndeshjet evropiane si vendës do t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më 5 tetor pret Dinamo Zagrebin e më 26 tetor Astanën, ndërsa udhëton në Kazaktistan më 9 nëntor. Kampioni aktual i Kosovës më 30 nëntor luan në shtëpi ndaj Plzenit, kurse e mbyll fazën e grupeve si mysafir i Dinamo Zagrebit më 14 dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka dhënë detaje rreth rastit të dyshimit për keqtrajtim…