Ballkanit Perëndimor i premtohet anëtarësimi në BE

01 shtator 2021 | 12:36

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet që ta rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Këto komente Sassoli i ka bërë në hapje të Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë, temë e të cilit këtë vit është e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit.

Sassoli ka thënë se e stabiliteti i BE-së është duke u sfiduar përveç nga pandemia e Covid-19 po ashtu edhe nga rreziqe të tjera, siç janë lajmet e rreme si dhe propaganda që vjen nga jashtë.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian, Sassoli ka thënë se BE-ja duhet të rishikojë sa më parë qasjen e anëtarësimit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e historisë sonë dhe ne ndajmë me ta një identitet të përbashkët. Për këtë arsye ne duhet të jemi të gatshëm që të angazhohemi për procesin e anëtarësimit sepse ne duhet që ta rishikojmë këtë proces ne nuk mund të mbajmë shtetet dhe opinionin publik duke pritur me dekada. Ata duan që t’i bashkohen familjes sonë evropiane”, ka thënë i Sassoli.

Sassoli ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk duhet që të vonohet në procesin e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tij, shtete të tjera mund të rrisin ndikimin në këtë rajon.

Rama niset drejt Sllovenisë, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit -  ATSH -

Duke folur në këtë forum, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte kritik sa i takon procesit të anëtarësimit.

Vuçiqi ka përmendur rastin e Maqedonisë së Veriut së cilës sipas tij të gjithë në BE i kishin premtuar hapje të negociatave për anëtarësim në rast të zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, porse në fund sipas tij, BE-ja nuk e mbajti premtimin.

Ai ka thënë se situatë e njëjtë është me Shqipërinë si dhe në të njëjtën gjë mund të kalojë edhe Serbia, për të cilën tha se ka bërë progres në sundimin e rendit dhe ligjit, shkruan “Rel”.

“Dhe kur flasim për Serbinë edhe pse duhet që të themi se kemi bërë progres në agjendën e sundimit të ligjit dhe çështje të sundimit të ligjit, do të thonë ‘po është më mirë, por nuk është shumë mirë’ dhe pastaj dikush tjetër që s’ka rëndësi se kush, Rumania apo dikush tjetër, do të ketë diçka vërejtje për ne dhe pse po e them këtë? Nuk jam fare duke kërkuar ndihmë, nuk po qaj për ndihmë, po them vetëm këtë që është e vërtetë”, ka thënë Vuçiqi.

Sa i takon anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se Serbia në aspektin gjeostrategjik është shteti kryesor në rajon dhe se duhet shtuar përpjekjet për anëtarësim në BE.

“Ne shtetet e BE-së kemi nevojë më shumë për Serbinë sesa që Serbia ka nevojë për ne”, ka thënë Orbani duke rikujtuar se anëtarësimi i Serbisë ka ndikim pozitiv edhe në aspektin e sigurisë së vetë Bashkimit Evropian.

Gjatë diskutimit në kuadër të forumit, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka kritikuar vendet e BE-së të cilat sipas tij nuk ishin të gatshme të pranonin refugjatët afganë që ikën nga talibanët, njëjtë siç bënë disa shtete të treta, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më tutje, Sassoli ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të sillet sikur çështja e Afganistanit nuk është çështje më të cilën duhet të merret, pasi sipas tij, shtetet e BE-së kanë qenë të përfshirë në luftën e Afganistanit.

Official visit by David SASSOLI, EP President to Slovenia: - David Sassoli,  EP President... - Multimedia Centre

Kjo kritikë ka nxitur reagimin e disa prej liderëve të vendeve të BE-së.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se mbështet vendimin e shteteve të BE-së për të mos pranuar refugjatë afganë.

Ai ka thënë se vendimi i vitit 2015 për të pranuar refugjatë nga Siria i kishte shkaktuar më së shumti telashe shtetit të tij, Greqisë, e cila sipas Mitsotakis, ishte viktimë e dështimit të vetë politikave të Bashkimit Evropian.

Kosovën në këtë forum e përfaqëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ky forum është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë që aktualisht është edhe kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.

Përveç liderëve të Ballkanit, në këtë forum kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të shteteve të BE-së si dhe të strukturave të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën (1 shtator) kanë hyrë…