Balotelli konfirmon largimin nga Marseille

27 maj 2019 | 15:16

Mario Balotelli ka njoftuar se do të largohet nga skuadra e Marseillet. Ky vendim i sulmuesit vjen vetëm pak ditë pasi është larguar trajneri Rudi Garcia.

“Faleminderit të gjithëve për këta pesë muaj magjikë. Edhe pse nuk i arritëm objektivat që kishim vënë, dua ta falënderoj trajnerin, stafin, lojtarët, presidentin dhe klubin. Të gjithë ata që punojnë tek Olimpik Marsejë. Dhe tifozëve… Faleminderit! Shpresoj të rishihemi së shpejti, ose fat në vitet në vazhdim”, ka thënë Balotelli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Vëllaznimit i rikthehet barazhit, por kësaj radhe për…