Vëllaznimi me premi për ndeshjen e barazhit

27 maj 2019 | 11:02

Skuadra e Vëllaznimit i rikthehet barazhit, por kësaj radhe për të gjetur një biletë për Superligë.

Skuadra gjakovare është mobilizuar para sfidës dhe do të bëjë më të mirën për rikthimin në elitë. Kryetari i klubit, Agim Cana, i ka premtuar ekipit një premi prej 50 mijë eurosh në rast të fitores.

Lajmi është konfirmuar për  “Olle” nga menaxheri gjeneral Besnik Gojani. “Kryetari ynë, Agim Cana, i ka premtuar skuadrës premi prej 50 mijë eurosh nëse fitojnë ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e barazhit”, ka deklaruar Gojani, duke shtuar: “Ne do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tifozëve, që duan masivisht të jenë pranë skuadrës në ndeshjen e barazhit”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga pjesa e dytë të këtij viti pritet të fillojë…