Banega transferohet në Arabinë Saudite 

27 janar 2020 | 13:07

Ever Banega vendos të largohet nga Sevilla. Futbollisti argjentinas ka zgjedhur edhe ekipin e ri me të cilin do të bashkohet vetëm në fund të këtij sezoni me klubin arab të Al Shaabab.

Këta të fundit ishin të vetmit që i ofronin kontratë trevjeçare ndryshe nga ofertat e tjera ku mes tyre ishte edhe Inter Miami i David Beckham, por ekonomikisht Al Shaabab ofronte pagë më të mirë.

Një tjetër faktor për transferimin e lojtarit është trajneri Luis Garcia, i cili e ka bindur ta pranojë ofertën e drejtuesve arabë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan të hënën në…