Banimi në konvikte, Qendra e Studentëve hap aplikimin për lirim nga pagesa për këto kategori studentësh

18 tetor 2022 | 23:16

Qendra e Studentëve ka hapur afatin për aplikim për lirim nga pagesat për studentët banues në konvikte. Afati për aplikim për lirim nga pagesat fillon me datën 19.10.2022 deri me datën 21.10.2022.

Njoftimi i plotë i QS-së:

Njoftohen studentët banues në konvikte të QS për vitin Akademik 2022/23 se aplikimi për lirim nga pagesat fillon me datën 19.10.2022 deri me datën 21.10.2022.

                                   APLIKIMI

• Kategoritë e studentëve banues që kanë të drejtë aplikimi:

1. Student-fëmijë i dëshmorit,

2. Student-fëmijë i invalidit të UÇK-së (40% e më lartë ),

3. Studentët invalid civil të luftës,

4. Studentët përfitues të asistencës sociale,

5. Studentët e të pagjeturve (prindi),

6. Studentët me nevoja të veçanta,

7. Dy e më shumë studentë nga një familje banues në konvikte.

• Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

1. Kërkesa me shkrim.

2. ID kartela e konviktit fotokopje.

3. Studentët-fëmijë i invalidit të UÇK-së vërtetimin për shkallen e invaliditetit nga Shoqata e Invalidëve të UÇK Selia Qendrore Prishtinë.

Kategoria dy e më shumë studentë duhet t’i dorëzojnë ID-të e konviktit kopje edhe të motres ose vëllaut dhe anasjelltas.

• Dorëzimi i dokumenteve  bëhet tek zyrtarët e konvikteve përkatëse.

• Sqarim: Për lirim nga pagesa sipas kategorive shfrytëzohet dokumentacioni i skanuar nga studentët gjatë procesit të aplikimi për vende në konvikte, gjegjësisht procesit të verifikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë edhe njëherë…