Banka Evropiane për Investime i jep Rumanisë 450 milionë euro për programin e zhvillimit rural

23 shtator 2018 | 21:14

Banka Evropiane për Investime njoftoi se do t’i jep Rumanisë 450 milionë euro për të financuar projektet brenda Programit të Zhvillimit Rural të vendit.

Fondet do të mbështesin modernizimin e 3,000 fermave dhe do të bashkëfinancojnë 400 projekte të përqendruara në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe 750 skema për të përmirësuar shërbimet për popullsinë rurale.

Kredia do të mbulojë pjesërisht kontributin e buxhetit të shtetit në një numër masash nën Programin e Rumanisë për Zhvillimin Rural. “Kështu që investimet në bujqësi dhe zhvillim rural do të rrisin konkurrencën dhe do të përmirësojnë infrastrukturën rurale në të gjithë vendin”, tha ministri rumun i Financave, Eugen Teodoroviçi, përcjell “Telegrafi”. Huaja e bankës do të bashkëfinancojë projekte të zhvillimit rural të mbështetur nga fondet e BE-së që arrijnë 5.4 miliardë euro në të gjithë Rumaninë. Ky është operacioni i dytë i bankës që mbështet zhvillimin rural të Rumanisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 23 shtator, Romy Schneider do të kishte mbushur 80…