Baraliu: Qeveria mund të funksionojë edhe pa Listën Serbe (Video)

27 mars 2018 | 16:43

Dalja e Listës Serbe nga Qeveria nuk mund të shkaktojë zgjedhje të reja, nëse partitë politike shqiptare unifikohen dhe bëjnë një marrëveshje për të bërë një qeveri të unitetit.

Kështu ka thënë profesori i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, sipas të cilit Kushtetuta po interpretohet gabimisht, meqë ajo u jep të drejtë përfaqësimi komuniteteve në ekzekutiv, por jo që në rast se ata nuk duan t’i shfrytëzojnë ato të drejta.

“Qeverisja mund të vazhdojë nëse do të ketë një vetëdije të lartë. Mendoj se do duhej të kishte një vetëdije të lartë të klasës politike, të partive parlamentare që të vazhdojnë të diskutojnë dhe të bëjnë një marrëveshje e cila do të siguronte, mundësisht në variantin e parë një qeveri të unitetit nacional kombëtar e cila do të vazhdonte mandatin, por e rikonfiguruar, e riformatizuar në mënyrë që të mos lejohet që Serbia, Beogradi dhe Lista Serbe, e cila më shumë ka luajtur rol destruktiv se sa pozitiv, fatkeqësisht, të vazhdoj me provokime të radhës dhe me pengesa”, ka thënë Baraliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka…