Barazojnë Chelsea dhe Barca, dueli i dy rivalëve përfundon me shifra të njëjta

20 shkurt 2018 | 22:49

Chelsea dhe Barcelona kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Ishte një gjysmë e parë e dominuar nga mysafirët sa i përket posedimit të topit dhe përpjekjeve për të shënuar, mirëpo rastet më të mira i patën nikoqirët.

Antonio Conte zgjodhi të bënte të bëjë lojë defensive duke pritur që të ndëshkojë me kundërsulme, kurse Ernesto Valverde luajti me stilin e zakonshëm me posedim të topit.

Eden Hazard tentoi të tregohej i rrezikshëm në minutat e para, ndërsa disa minuta më pas, Paulinho u përpoq të krijonte raste në anën tjetër.

Rastet më të mira në fraksionin e parë të lojës i pati Willian. Braziliani 29-vjeçar i bëri dy goditje fantastike drejt portës, mirëpo në të dyja rastet e goditi shtyllën (33′ dhe 41′).

Dhe pas dy përpjekjeve në pjesën e parë, në gjysmën e dytë, Willian u tregua i saktë. Ai pranoi një top nga Hazard, krijoi hapësirë dhe goditi, ndërsa kësaj radhe topi u ndal në rrjetë (62′).

Sidoqoftë, gëzimi i tifozëve vendas u ndërpre në minutën e 75-të nga lojtari më i mirë i Blaugranëve, Lionel Messi. Mirëpo, arkitekt i këtij goli ishte Andres Iniesta, i cili e rrëmbeu topin dhe e nxori në rast fantastik argjentinasin, ndërsa i nuk fali.

Rezultati 1-1 e bën Barcelonën pakëz më favorit për ndeshjen e kthimit që e zhvillon në terren vendas, duke qenë se Chelsea ka pranuar gol para tifozëve të vet.

Ndeshja e kthimit mes këtyre rivalëve zhvillohet më 14 mars në stadiumin Camp Nou. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
A e keni menduar ndonjëherë së çfarë do të ndodhte…