Barça e dëshiron Romagnolin

09 qershor 2021 | 17:02

Mbrojtësi Alessio Romagnoli është në “radar” të Barcelonës. “Mundo Deportivo” raporton se kapiteni i Milanit, që ka vetëm një vjet kontratë të mbetur me kuqezinjtë, i përgjigjet profilit që klubi “blaugrana” po kërkon. Sikurse dihet, presidenti Joan Laporta nuk ka mundësi të shpenzojë shumë para.

Romagnoli, agjenti i të cilit është Mino Raiola, tani për tani ka refuzuar propozimin e Milanit për një zgjatje të kontratës në fuqi, duke pritur të shikojë përreth.

Në operacion, për të joshur Milanin, klubi katalanas mund ta përfshijë mbrojtësin e gjithanshëm, Junior Firpo. Sidoqoftë, Romagnoli pëlqen, po ashtu, edhe nga Manchester Unitedi, PSG-ja dhe Tottenhami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Komunale në Prizren tanimë ka hapësira tërësisht të rinovuara,…