Barça e thërret Manajn në ekipin e parë

29 janar 2020 | 19:50

Dëshira e madhe e Rei Manajt ishte për t’iu bashkuar ekipit të parë të Barcelonës.

Sulmuesi shqiptar e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë para pak ditëve, duke u shprehur se dëshironte që të kishte aq fat sa për të përmbushur ëndrrën.

Por nuk ka kaluar shumë dhe vjen lajmi i bujshëm nga Spanja. Manaj është thirrur nga trajneri Setien përkrahë yjeve si Mesi dhe Grizman, duke u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës. Tashmë pritet që futbollisti i Shqipërisë të ketë hapësirën e tij në përballjen e Kupës ndaj Leganesit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se i ftuari…