Barça interesohet për Rudigerin

24 shtator 2020 | 15:16

Klubi i Barcelonës po vazhdon me ndryshime, derisa tash e kërkon qendërmbrojtësin e Gjermanisë, Antonio Rudiger, i cili është pjesë e Chelseat.

Mbrojtësi gjerman ka përfunduar si zgjedhje e pestë e trajnerit Frank Lampard për repartin defensiv.

Diçka e tillë e shtyn të largohet dhe ofertat nuk mungojnë. “Kicker” raporton se drejtuesit e Barcelonës kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit dhe shumë shpejt do të prezantojnë një ofertë zyrtare për “Blutë e Londrës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është shënuar…