Barça, ofertë të ‘çmendur’ për Neymarin

14 gusht 2019 | 14:08

E kërcënuar nga rivaliteti i Real Madrid, Barcelona ka bërë një ofertë për të rikthyer në “Camp Nou” brazilianin Neymar.

Sipas mediave franceze Barcelona ka ofruar 80 milion euro dhe Coutinhon për të marrë Neymarin. Siç raportohet ka pasur takime mes drejtuesve të dy ekipeve.

Barcelona po kërkon me ngulm ta rikthejë Neymarin dhe në qoftë se Paris nuk bie dakord me ofertën e parë Barça mund të sakrifikojë edhe mesfushorin kroat Rakitiq ose mbrojtësin e djathë Semedo.

Pas dështimeve në kompeticionet evropiane 27-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga PSG-ja dhe për tu rikthyer në Spanjë. Real Madrid po konkurron Barcelonën në këtë transferim, saqë mediet franceze përpara 2 ditëve e bënin të kryer kalimin e tij tek “Los Blancos”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar, prodhuesin…