Barça planifikon transferimin e Haalandit

14 tetor 2021 | 16:23

Erling Haaland dhe Kylian Mbappe do të jenë lojtarët që do të dominojnë për dekadën e ardhshme dhe të gjithë klubet e mëdha më Evropë janë të vetëdijshëm për këtë.

Në Barcelona, konsiderojnë se Haaland është nënshkrimi strategjik që i duhet klubit për të rihapur markën e tij dhe për të plotësuar bërthamën e lojtarëve premtues të shtëpisë që janë aktualisht në ekipin e parë.

Për këtë arsye, ata po kërkojnë formulën për të nënshkruar me të edhe pse e dinë që e kanë të pamundur për të konkurruar me ekipet më të pasura të Evropës ku së fundmi është shtuar edhe Newcatle United.

Sipas MD, klubi synon të kursejë 20 milion euro që ata mund të shpenzojnë në merkaton e dimrit ku do të provojnë edhe norvegjezin. Edhe klauzola e tij prej 75 milion eurosh është e pranueshme, problem qëndron të komisioni që si Raiola dhe babai i lojtarit kërkojnë, përveç pagës “stratosferike” që lojtari kërkon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supermodelja e njohur Belen Rodriguez, ka ngritur temperaturat me një…