Barça transferon Garcian

01 qershor 2021 | 11:01

Eric Garcia kthehet në shtëpi. Barcelona konfirmoi mëngjesin e sotëm firmën me qendërmbrojtësin, i cili do të nënshkruajë kontratë për pesë sezonet e ardhshme dhe do të ketë një klauzolë blerjeje prej 400 milion eurosh.

Eric Garcia vjen si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester City dhe do të prezantohet mesditën e sotme në stadiumin “Camp Nou”.

Në orën 13:15 është planifikuar të bëhet nënshkrimi i kontratës në një ngjarje private dhe më pas, në orën 14:00, do të jetë radha e daljes për herë të parë si lojtar i Barçës në mitikun “Camp Nou”.

Garcia kthehet te Barcelona pas katër vitesh, kur vendosi të kalojë te City i Pep Guardiolës, duke lënë La Masian. Tashmë ai kthehet te Barcelona si lojtar i lirë dhe pritet të jetë pasardhësi i Gerard Pique në qendër të difensivës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, beson se Rusia…