Daçiqi: Rusia dhe Kina do të duhet të përfshihen në dialog

01 qershor 2021 | 10:59

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, beson se Rusia dhe Kina, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përfundimisht do të duhej të përfshihej në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ju keni parë që ekziston një inflacion i përgjithshëm i ideve të ndryshme kur bëhet fjalë për Kosovën, ‘non-paper’ dhe gjithçka tjetër. Një konstante sigurisht që do të mbetet, dhe kjo është që presioni do të vazhdojë të bëhet ndaj Serbisë për të pranuar pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës përmes kësaj formulimi të të ashtuquajturës njohja reciproke, e cila është absolutisht e papranueshme për ne”, ka thënë Daçiqi nga Rusia për “Sputnik”, raporton “Tanjug”.

Lidhur me raportimet se Shtetet e Bashkuara duan ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, ai ka vlerësuar se ndoshta do të ketë ide të ndryshme në lidhje me negociatorë të ndryshëm.

“Tani për tani, dialogu vazhdon në Bruksel, por sigurisht që verifikimi përfundimtar i gjithçkaje, nëse ka ndonjë përparim, do të duhet të jepet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, kështu që në fund të gjitha ato vende të përmendura do të duhet të përfshihen në verifikimin përfundimtar të asaj marrëveshjeje”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Koalicioni i OJQ-ve…