United-Barça, përballja kryesore në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

15 mars 2019 | 12:18

Në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për fazën e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve. Ndeshjet e para çerekfinale luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 prill.

Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i përballjes Tottenham-City  me fituesin e e përballjes Ajax-Juventus dhe fituesi nga ndeshja United-Barcelona me fituesin e ndeshjes Liverpool-Porto.

Çiftet çerekfinale:

Ajax – Juventus
Liverpool – Porto
Tottenham – Manchester City
Manchester United – Barcelona

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, në Ditën…