Barça zgjedh stadiumin për sezonin e ardhshëm, vetëm me 59 mijë vende

28 shtator 2022 | 16:45

“Camp Nou” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit sezonin e ardhshëm dhe Barcelona ka vendosur që ndeshjet si pritëse t’i zhvillojë në “Estadio Olimpic de Montjuic”.

Stadiumi provizor ka një kapacitet maksimal prej 59 mijë vendesh, nga të cilat 45 mijë do të jenë të rezervuara për abonentët dhe pikërisht këtu nis problemi.

Në “Camp Nou”, Barcelona ka aktualisht 83 mijë tifozë të abonuar dhe do të jetë e pamundur që t’i kënaqë të gjithë, me një stadium që ka kapacitet shumë më të vogël. 83 mijë tifozë do të blejnë gjysmë abonim, pra një pjesë do ta ndjekin gjysmën e ndeshjeve si pritës në kampionat dhe një pjesë që do të mund ta ndjekin gjysmën tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Leci që një vit është pjesë e Flamurtarit të…