Barcelona barazon pa gola me Bilbaon

03 mars 2024 | 23:19

Barcelona nuk ka arritur ta shfrytëzojë barazimin e Real Madridit për t’iu afruar me pikë.

Katalonasit barazuan pa gola me Athletic Bilbaon në udhëtim në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Barcelona pati më shumë nga loja, por që nuk arriti të shënonte.

Madje, Barcelona në pjesën e parë humbi dy mesfushorët, De Jong dhe Pedri që pësuan lëndime.

Me këtë barazim, tani Barcelona shkon në 58 pikë në vendin e tretë, tetë më pak se Real Madridi.

Në anën tjetër, Athletic Bilbao mbetet i pesti me 50 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka fituar derbin nga Juventusit me rezultat 2-1 në…