Napoli fitoi derbin ndaj Juventusit

03 mars 2024 | 22:52

Napoli ka fituar derbin nga Juventusit me rezultat 2-1 në përballjen e vlefshme për javën e 27-ë të Serie A. Në rastin e parë serioz, Napoli arriti të shënonte, në minutën e 42-të, Khvicha Kvaratskhelia gjuajti saktë për 1-0. Juventusi ka mundur të barazojë rezultatin, por Vlahoviq goditi shtyllën.

Edhe në pjesën e dytë, Juventusi kishte më shumë nga loja, duke rrezikuar disa herë portën e Alex Meret. Në minutën e 81-të, Federico Chiesa me një gjuajte të bukur, arriti të shënojë për 1-1. Por pas katër minutash Napoli fitoi penallti, kur Victor Osihmen u pengua në zonë. Nga pika e bardhë gjuajti Osimhen, por goditja e tij u prit nga Wojciech Szczesny, por nga topi i kthyer shënoi Giacomo Raspadori për 2-1.

Juventusi lehtë ka mundur të barazojë, por goditja e Daniele Ruganit nga afër shkoi mbi portë. Napoli është i shtati me 43 pikë, ndërsa Juventusi me 57 pikë mbetet i dyti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej verës së shkuar, Igli Tare nuk është më pjesë…