Barcelona bën ofertën e parë për Robert Lewandowski

23 qershor 2022 | 17:09

Barcelona ka bërë ofertën e parë për Bayern Munich për Robert Lewandowski dhe po ashtu është duke kërkuar që ta transferojë edhe Jules Kounde për ta përforcuar mbrojtjen, kanë thënë burime për “ESPN”.

Bayern dëshiron më shumë se 40 milionë euro për sulmuesin polak, i cili ka shprehur dëshiron të largohet, por oferta e parë e Barcelonës nuk besohet se është aq e lartë.

Lewandowski (33) do t’i skadojë kontrata më 2023 por qëndrimi publik i klubit gjerman ende nuk ka ndryshuar pavarësisht se ai është në fund të kontratës.

“Gjendja nuk ka ndryshuar”, ka thënë CEO i Bayernit, Oliver Kahn gjatë prezantimit të Sadio Mane të mërkurën, i cili ju bashkua bavarezëve për 42 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e opozitës kanë lëshuar sallën e Kuvendit, pasi projektligji…