Barcelona ‘blindon’ Xavin

12 prill 2023 | 14:00

Barcelona i ka ofruar një kontratë të re dyvjeçare trajnerit Xavi Hernandez. Xavi ka filluar ta rikthej Barçën në binar dhe drejtuesit duan të vazhdojnë bashkëpunimin.

Sipas gazetës “Marca”, ka pasur komunikim mes të dyja palëve të martën pasi drejtuesit e Barcelonës dhe agjenti i Xavit diskutuan kushtet e kontratës. Marrëveshja aktuale e Xavit zgjat deri në qershor 2024, ndërsa synimi i klubit të tij është ta zgjasë atë deri në vitin 2026.

Barça aktualisht është 13 pikë më shumë në krye të tabelës së La Ligas. Ata gjithashtu fituan Superkupën e Spanjës në fillim të këtij sezoni. Agjenti i Xavi u pa dje me nënpresidentin e Barcelonës, Rafa Yuste dhe drejtuesit Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff në “Nou Camp”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i njësitit “Pëllumbi” dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala,…