Barcelona dështoi ndaj Osasunës

31 gusht 2019 | 19:24

Barcelona ka dështuar të fitojë ndaj Osasunës, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.

Ndeshja nisi e vështirë për katalanasit që në fillim, pasi e panë veten në disavantazh që në minutën e 7’, kur Roberto Torres shënoi golin e parë për vendasit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Osasunës, të cilët zhvilluan një lojë të barabartë, në këtë pjesë të lojës. Në fillim të pjesës së dytë tekniku Valverde hodhi në fushën e lojës 16-vjeçarin, Ansumane Fati, duke i surprizuar të gjithë me këtë lëvizje.

Mirëpo ishte pikërisht talenti nga Guniea, i cili shënoi golin e barazimit për 1-1, teksa pas një krosimi të marrë nga Perez Sajol arriti të shënojë një gol të bukur me kokë. Në minutën e 64’, Barcelona kaloi në avantazh me anë të Artur dhe dukej se katalanasit do të merrnin 3 pikët nga kjo ndeshje. Por, ishte përsëri Torres, i cili me anë të një penalltie barazoi shifrat në minutën e 81’ duke i dhënë skuadrës së tij, 1 pikë shumë të rëndësishme përballë një kundërshtari të vështirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj,…