Barcelona dhe Atletico interesohen për Rabiotin

24 tetor 2022 | 12:25

Dy ekipet spanjolle interesohen për Adrien Rabiot. Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023 dhe rinovimi nuk pritet të ndodh.

Gjatë merkatos së verës është raportuar se mesfushori ishte afër rikthimit te Paris Saint Germain (PSG), por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Tashmë e përditshmja italiane, “Calciomercato” ka raportuar se dy klube të tjera kanë shfaqur interesim për francezin.

Bëhet fjalë për Barcelonën dhe Atletico Madrid, skuadra këto që merkaton e verës mund të marrin shërbimet e lojtarit falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka kërkuar shitjen…