Barcelona dhe City ndahen baras

25 gusht 2022 | 01:28

Skuadra e Barcelonës ka barazuar me atë të Manchester Cityt me rezultat 3-3, në ndeshjen miqësore që u zhvillua për bamirësi.

Ekipet shkuan në pushime me rezultat baras 1-1, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola tjerë, me të fundit që u shënua në minutat shtesë, ku Riyad Martinez barazoi rezultatin për Cityn në 3-3, nga pika e bardhë.

Frenkie de Jong shënoi golin e dytë për Barcelonën në minutën e 66-të, ndërsa katër minuta më pas Cole Palmer barazoi për Cityn në 2-2.

Në minutën e 79-të, Memhis Depay kaloi katalunasit në epërsi 3 – 2. Martinez vulosi rezultatin 3-3, në ndeshjen me nëntë minuta lojë shtesë.

Dy sulmuesit të sapoardhur në dy skuadrat, Roberto Lewandowski dhe Erling Haaland, nuk shënuan gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në dy-tri ditët…