Barcelona, fituese e Superkupës

13 gusht 2018 | 00:13

Barcelona e ka fituar Superkupën e Spanjës, pasi e mposhti Sevillan me rezultatin 2-1.

Ishte një ndeshje dramatike në Stade Ibn Batouta të Tangerit të Marokut, teksa ishte ekipi i Sevillas, kampion i Copa del Rey, që kalon i pari në avatazh me Sarabia. Gerard Pique barazon rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë. Ishte supergoli i Dembeles ai që kaloi Barcelonën në avantazh në fund të takimit.

Të gjithë menduan se finalja ishte vendosur, por një penallti e shkaktuar nga ter Stegen bëri që emocionet e minutave të fundit të jenë të mëdha. Por ishte vetë portieri ai që rregulloi gabimin e tij duke pritur penalltinë e Ben Yedder. Barcelona fiton trofeun e parë të sezonit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se…