Barcelona mban gjallë shpresat për titull

11 korrik 2020 | 21:56

Barcelona vijon që të vuajë në kampionat, por sërish ka dalë nga fusha me një fitore minimale. Skuadra e Setien mundi minimalisht 1-0 Valladolid në duelin e vlefshëm për javën e 36-të, duke mbajtur ende gjallë shpresat për titull.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arturo Vidal në minutën e 15-të me një goditje të fortë në hyrje të zonës pas një kordinimi perfekt. Në fraksionin e dytë Valladolid kërkoi me ngulm barazimin, por fati nuk ishte në anën e tyre, teksa Ter Stegen i tha në dy raste “jo” vendasve.

Messi sërish nuk mundi të shënonte, por dha asistin në rastin e golit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qeveria kineze mbuloi shpërthimin e koronavirusit”, kështu shprehet një virologe…