Barcelona nuk gabon ndaj Villarrealit

12 shkurt 2023 | 23:08

Barcelona po vazhdon me formën e mirë në La Liga, teksa sonte regjistroi edhe fitoren e gjashtë radhazi, duke vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelë. Skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore të vështirë sonte, por të rëndësishme, në udhëtim kundër Villarrealit.

Ndeshja, e cila i takoi javës së 21-të, u mbyll me rezultatin 0-1. Golin e vetëm dhe të tri pikëve për Barçën e shënoi mesfushori spanjoll, Pedri, në minutën e 18-të.

Barcelona pas kësaj fitore ka 56 pikë në pozitën e parë, tani 11 pikë më shumë se Real Madridi, që ka një ndeshje më pak. Villarreali renditet i teti me 31 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli nuk e ka ndërmend të ndalet. Napoletanët fitojnë sërish…