Napoli vazhdon rrugën drejt titullit

12 shkurt 2023 | 23:04

Napoli nuk e ka ndërmend të ndalet. Napoletanët fitojnë sërish dhe vazhdojnë shkëputjen ndaj kundërshtarëve. Ekipi i Spalletit mundi pastër 3-0 Cremonesen.

Protagonist absolut te ekipi blu ishte padyshim gjeorgjiani Kvara, i cili hapi siparin e golave në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, nuk mungoi Osimhen dhe Elmas.

Ekipi i Spalletit ka 59 pikë, 16 pikë më shumë se Interi ndjekës. Modestët e Cremoneses mbyllin klasifikimin me 8 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreshta të ndërtesave moderne të apartamenteve ishin me ballkone të…