Barcelona rrëshqet ndaj Sociedadit

14 dhjetor 2019 | 18:17

Barcelona ngec në ‘’Anoeta’’ ndaj Real Sociedatit në javën e 16-ë të kampionatit spanjoll.

Kampionët në fuqi të Spanjës u ndalën në barazim 2-2 me Real Sociedadin duke i dhënë në këtë mënyrë mundësi Realit të Madridit t’i parakalojë në klasifikimin e La Ligas.

Ishin baskët që kaluan të parët në avantazh me Oirzabalin në minutën e 12-ë. Katalanasit u kundërpërgjigjën me francezin Antuan Grizman në minutën e 38 me parabël.

Me fillimin e pjesës së dytë, blaugranat hynë më të karikuar në fushë duke shënuar 4 minuta nga fillimi i minutshit të dytë me Luis Suarezin.

Por, portieri gjerman Mark Andre Ter Stegen nuk kontrolloi saktë topin brenda zonës duke i dhënë mundësi Aleksandër Isakut të vendosë sfidën në baraspeshë.

Ndërkohë, Reali udhëton në ‘’Mestaja’’ për të sfiduar Valencian dhe ditën e mërkurë shkon në ‘’tempullin’’ e rivalëve të urryer të Barcelonës për të zhvilluar ‘’El Clasicon’’ e parë të këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj…