Bardhyl Mahmuti: Pikëllim i madh për humbjen e Blerim Salihut

15 qershor 2026 | 12:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Blerim Salihut, djalit të Heroit të Kombit, Jashar Salihu, i cili ka humbuar jetën në një aksident trafiku në Zvicër.

Mahmuti ka shprehur ngushëllime për familjen Salihu, duke theksuar dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu!. Ngushëllime nënës së Blerimit, Nerxhivanes, bashkëshortes Albanës, vëllezërve Taulantit dhe Dardanit, djalit të xhaxhait Isniut dhe krejt familjes atdhetare Salihu nga Botusha e Gjakovës”, ka shkruar Mahmuti në “Facebook”.

Më tutje, Mahmuti ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë procedurat për rastin e ndarjes tragjike nga jeta të Blerim Salihut.

Ai ka bërë me dije se se pritja për ngushëllime do të mbahet në këtë adresë: Restaurant Züribeck – Pfistergasse 4, Reinach 5734, AG, Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismet Kryeziu Tri palë zgjedhje brenda një periudhe relativisht…