Barkley edhe zyrtarisht largohet nga Chelsea

29 gusht 2022 | 16:39

Mesfushori Ross Barkley nuk do të jetë më lojtar i Chelseat.

Skuadra e Chelsea po bën lëvizjet e fundit për të përmirësuar situatën në klub dhe tani ka shkëputur marrëveshjen me Ross Barkley.

Faqja zyrtare e klubit bën të ditur se palët, me marrëveshje të dyanshme, janë dakorduar që të shkëpusin bashkëpunimin.

Mesfushori kësisoj do të jetë lojtar i ri dhe mund t’i bashkohet ndonjë klubi tjetër në orët e fundit të merkatos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka njoftuar…