BSPK-ja kërkon nga qeveria t’i merr parasysh kërkesat e grevistëve

29 gusht 2022 | 16:35

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka njoftuar se greva është duke u zhvilluar pa asnjë problem dhe sipas normave ligjore.

Me këtë rast, BSPK-ja ka theksuar se është e shqetësuar për mosreflektimin e Qeverisë së Kosovës në raport me kërkesat sindikale.

“Sot, e hënë, më 29 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se greva përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.  Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i partnerit tonë social, qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale. Partneri ynë social – qeveria duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre.  Partneri ynë social – qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve. BSPK-ja është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis partnerëve socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji”, është thënë në njoftimin e BSPK-së, e cila drejtohet nga Atdhe Hykolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka takuar…