Barty shkruan historinë, e para në renditjen botërore

25 qershor 2019 | 16:03

Tenistja australiane Ashleigh Barty ka shkruar historinë, duke u ngjitur për herë të parë në karrierë në krye të renditjes botërore për femra.

Triumfi në Roland Garros dy javë më parë dhe ai në Birmingham fundjavën e kaluar, i kanë dhënë tenistes australiane kreun e renditjes botërore, me 6.540 pikë.

23-vjeçarja australiane rikthen vendin e saj në krye të renditjes botërore pas 43 vitesh, që nga koha e Evonne Cawley. Bie nga froni tenistja japoneze Naomi Osaka, e dyta me 170 pikë më pak. Te meshkujt nuk ka ndryshime, teksa në krye qëndron serbi Novak Djokoviq, me 12.145 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit (mbi 4000 pikë ndaj Nadal, i dyti). 5 të parët te meshkujt nuk kanë ndryshme, me Federer në vendin e tretë, që ndiqet nga Thiem e Zverev. /Telesport/

Renditja, “top-5” meshkuj

1.Novak Djokoviq                   12.145 pikë
2.Rafael Nadal               7.945 pikë
3.Roger Federer             6.620 pikë
4.Dominic Thiem           4.595 pikë
5.Alexander Zverev       4.405 pikë

Renditja, “top-5” femra

1.Ashleigh Barty           6.540 pikë
2.Naomi Osaka              6.377 pikë
3.Karolina Pliskova       5.685 pikë
4.Kiki Bertens                5.425 pikë
5.Angelique Kerber        4.685 pikë

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…