Basha paralajmëron deputetët për rrëzimin e dekretit të presidentit

12 shtator 14:08

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar të enjten të gjithë deputetët e Kuvendit që do të votojnë sot për rrëzimin e dekretit të presidentit Meta, i cili ktheu në parlament kontratat për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, se do të jenë subjekt i ligjit antimafia.

“Kjo është vjedhje me ligj, ndaj dua të paralajmëroj sot dhe pikë së pari çdo anëtar të seancës që ngre dorën për të votuar këtë vjedhje me ligj, se nesër do të jetë subjekt i ligjit antimafia. Sot po ju vëzhgojmë dhe mbajmë shënim emrat, nesër do t’ju ndjekim këmba-këmbës, çdo qindarkë, çdo shpenzim në Shqipëri dhe jashtë saj, çdo pronë dhe pasuri e juaja do të jetë nën lupën e ligjit antimafia dhe SPAK”, ka deklaruar ai.

Basha ka vlerësuar se dekreti i presidentit të republikës për kthimin e këtyre dy kontratave korruptive,  po bëhet gati të hidhet poshtë “nga cjapet dhe delet e korrupsionit në parlamentin e dalë si pasojë e krimit të organizuar dhe blerjes së votave. Vetëm një parlament ilegjitim nga skllevër të krimit dhe oligarkëve mund të kalojë vepra të tilla”/tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa deputetë të opozitës janë rikthyer në shenjë demonstrative në…