Basha : S’ka për të pasur kurrë Kuvend të PD-së që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane

22 shtator 2021 | 13:15

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, në një komunikim me mediat ka hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ato të kryeministrit Edi Rama, për pazare.

Ai ka thënë se nuk është “kukull” e  Sali Berishës dhe as “peng” i Ramës.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për ‘kukull’ të Sali Berishës. Dje Sali Berisha më ka akuzuar për ‘peng’ të Edi Ramës. E para gënjeshtër, e dyta s’do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. PD-ja po ecën përpara. Do i prijë betejës popullore dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë që sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Ky është misioni i çdo demokrati dhe misioni im. Do t’i qëndrojë me përkushtim deri në fund. Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe e gjithë energjia jonë është e fokusuar këtu. Nuk ka për të pasur Kuvend të Partisë Demokratike që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane ”, ka thënë Basha.

I pyetur nga gazetarët pse nuk i bën publike faktet që ka për Sali Berishën, Basha nuk është përgjigjur në këtë pyetje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për media ka folur…