Basha uron Abdixhikun: Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë

14 mars 2021 | 21:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun që u zgjodh sot kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Basha përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është i bindur se me lidershipin e Abdixhikut, LDK-ja do ringrihet edhe më e fortë.

“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me  lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova”, shkruan Basha.

Ai po ashtu, u shpreh se po pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.

“Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku, për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive, si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në lidhje me shkrimet se të sëmurët me Covid në…