Bashkatdhetari Besnik Ademi dhuron 30 kompjuterë për shkollat e Klinës

16 prill 15:42

Bashkatdhetari dhe veprimtari Besnik Ademi nga fshati Poterq i lartë i komunës së Klinës, i cili jeton në Zvicër, ka dhuruar 30 kompjuterë për tri shkolla të kësaj komune: shkollën e Zllakuqanit, të Jagodës dhe të Poterqit, me qëllim të pajisjes së kabineteve të teknologjisë informative të këtyre shkollave.

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar Ademin duke theksuar se kontributi i komunitetit tonë në diasporë nuk ka munguar asnjëherë, po ashtu nuk po mungon edhe sot.

“Ne ju jemi mirënjohës ju veprimtarëve dhe humanitarëve të mërgatës sonë në perëndim, për gjithçka çfarë keni bërë për vendlindjen dhe atdheun. Edhe gjatë okupimit, por edhe pas mbërritjes së frymës së lirisë në Kosovë ju keni ndihmuar vendlindjen dhe atdheun tuaj në shumë fusha të jetës, sidomos në fushën e arsimit, si segmenti më rëndësishëm i shoqërisë”, i ka thënë kryetari veprimtarit Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) nuk u janë…