
BASHKË ME ALI AHMETIN NDERUAM AXHEN OSMAN ZHITIA
Ismet Sylejmani
Bashkë me Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, njërin prej shokëve e bashkëveprimtarëve më të afërt të Heroit të Kombit Afrim Zhitia dhe Zv. Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut Nazim Bushi, të shoqëruar edhe nga Naim Zhitia, nderuam në fsh. Llugë në dyvjetorin e ndarjes nga jeta, te varri ku pushon trupi i pajetë i Axhes Osman Zhitia!
Varri i Axhës Osman është unikal në tërë hapsirën e tokës shqiptare!
Babai është varrosur në varrin e të birit të Tij!
Eshtrat e Axhës Osman Zhitia pushojnë në varrin ku kanë qendruar eshtrat e djalit të Tij Heroit të Kombit Afrim Zhitia për afër dy dekada!
Ali Ahmeti e mbajti një fjalë të shkurtër pranë varrit të Axhës Osman!
“…Vetëm nëpër legjenda mund njerëzit të degjojnë për diçka të tillë!
Kjo nuk është legjendë, kjo është e vërtetë!
Këtu është Afrimi, këtu është Xha Osmani!
Xha Osmani është në varrin e Afrimit!
Afrimi prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit…”!
Lavdi Axhës Osman Zhitia!
Prishtinë, 2 Korrik 2022!