Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit tregon se cila ishte arsyeja e udhëtimit për në Vushtrri në ditën kur ranë në pritë

27 nëntor 2022 | 01:09

Një nga ngjarjet më enigmatike që ka ndodhur gjatë kohës së luftës padyshim që është vrasja e Zahir Pajazitit, Hakif Zenjullahut e Edmond Hoxhës.

Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Zahir Pajazitit, djali i “Plakut të Shishmonit, Astrit Jakupi, në emisionin “n’Demos”, ka treguarse si rodhën ngjarjet deri tek momenti i takimit mes tyre.

“Kanë ra në burg në atë kohë, Avni Klinaku më duket, Nait Hasani edhe do tjerë, na kemi pas frikë se ka qenë Zahiri, ose kemi mendu që është dikush i grupit tonë, me thanë të drejtën u frikësonim se thonim munden me ardh tani te shtëpia jonë me na bastisë.

E kam thirrë disa herë Zahirin nuk u lajmëru, edhe ka lind dyshimi se është ra Zahiri, jam nis me shku për Prishtinë, jam taku me Edmond Hoxhën, në mbramje më pas e thirra Zahirin e u lajmëru, e lam me u taku tek një lokal te “Qafa”, jemi shku unë e Edmondi, me neve ka ardh edhe një shok i tij, që banonin së bashku, Ilir Kastrati ka qenë emri i tij”, është shprehur ai.

Aty, Jakupi e ka njoftuar për herë të parë Edmond Hoxhën me Zahir Pajazitin, ku mes tjerash ka treguar edhe destinacionin se ku Pajaziti, Zenjullahu e Hoxha ishin duke shkuar në ditën e rënies.

“Kur e kam pa Zahirin prej largut, duke u afru i thash eh more djalë kam mendu se je në burg, më tha nuk jam i burgut unë, jemi ul e kam njoftu me Edmondin, ai tash ishte në grup tonë. E pyeta Zahirin për këto arrestime më tha se nuk janë të grupit tonë.

I thash që në të ardhmen me pas kontakt më shumë me Edmondin se është në Prishtinë në studime, e i planifkojm bashkë, i kanë ndrru numrat e telefonit, kanë bisedu për me shku në Vushtrri tek një shok i Edmondit, ka banu në dhomë me të, Nexhat Xhafa është emri i tij, ka qenë në pyetje një automatik, ia kemi dhënë na, e ka marr shoku i tij Nexhat Xhafa e ka qu në Vushtrri.

Zahiri tha shkojmë bashkë me këtë shokun në Vushtrri me marr automatikun, edhe tha nëse është mundësia me bo një grup të mirë në Vushtrri pas atij grupit që janë tërhek, nëse vendosin grupi i ri me hy në UÇK, u lajm automatikun, nëse s’vendosin me hy e marrim automatikun e kthehemi për Prishtinë. I thash a të vi edhe unë, tha jo s’ka nevoj, tha shkojmë unë e shoku yt ( Edmondi ) edhe një shofer”, ka shtuar ai, përcjell GazetaDemos.

Astrit Jakupi ka treguar edhe planet që i mbetën në gjysmë me komandantin e Llapit, Zahir Pajaziti.

“Me mu është marrë vesh, që pasi ta marrin automatikun, do të vinte me neve në Gjakovë për me kry një aksion, tha vi unë me juve masi jeni të ri, më tha në qoftë se don me kry aksion, mos merr dikënd tjetër, veq unë e ti, Edmondi e dëgjoj bisedën, tha po vi edhe unë, u morëm vesh që masi të kalon ramazani se tretë ishim agjërueshëm, masi ta kryn edhe Edmondi provimin që e kishte, me ardh e me kry aksionin, që do të ndodhte në perfieri të Gjakovës që mos me ra në sy se në Gjakovë që ka celula, e më pas të na dërgonte në Drenicë që të përgatiteshim kah pranvera me u stërvit, jemi përshëndet, unë jam nis për Gjakovë”, ka përfunduar Jakupi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i grupit paraushtarak “Wagner”, Evgenij Prigozhin i cili qëndron…