Bashkimi duhet t’ua paguajë 70 mijë euro ish-lojtarëve

19 nëntor 2018 | 21:55

KB Bashkimi, që është kampion i Kosovës në basketboll, do të paguajë rreth 70 mijë euro paga për ish-lojtarët, kontratat e të cilëve nuk i kishte respektuar.

Klubi prizrenas ka njoftuar se ka pranuar dy vendime të reja nga Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit për ish-lojtarët Ljubo Samadan dhe Aleksandar Gruev, që ishin pjesë e ekipit në sezonet 2016/17/18-pjesa përfundimtare e sezonit. Sipas njoftimit, edhe këto dy vendime vijnë si pasojë e mosrespektimit të kontratave (dy rroga ndaj Samadanit – 4 600 euro dhe dy rroga ndaj Gruevit – 5 000 euro. “Këto vendime dëmtojnë buxhetin dhe reputacionin e KB Bashkimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit, duke lënë pasoja të mëdha në rikuperimin sa më të shpejtë të klubit, sigurisht edhe në afrimin e përforcimeve me lojtarë e trajnerë të huaj për shkak të borxheve të mbetura”, thuhet në njoftim.

“Rastet në fjalë (dënimet) kapin shifra marramendëse të borxhit ndaj FIBA-s si pasojë e mospagesës së rrogave për këta lojtarë: Eric Palm rasti (BAT 1024/17); vlera në euro 13,512.00,  Ljubo Samadan rasti (BAT 1212/18); vlera në euro 22,470.00, Aleksandar Gruev rasti (BAT 1207/18); vlera në euro 32,670.00. Vlera totale e obligimit të trashëguar për mosrespektimin e pagave për lojtarët në fjalë është plot 68,652.00 euro. Kjo ka ardhur si neglizhencë për të mos paguar një ose dy rroga të parapara me kontratë”, thuhet në njoftimin e KB Bashkimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, në konferencën për…