Bashkimi e fiton derbin ndaj Ponte Prizrenit

04 dhjetor 2019 | 23:10

Një ndeshje shumë interesante është zhvilluar ndërmjet rivalëve lokal Ponte Prizreni dhe Bashkimi, ku ky i fundit shënoi fitore pas vazhdimeve me rezultat 81:86 (18:23, 19:14, 24:17, 14:21, 6:11) në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi në “Sezai Surroi” ka qenë shumë interesant, me shumë kthesa dhe dramatik deri në fund.

Bashkimi e fitoi çerekun e parë 18:23, megjithatë, Ponte Prizreni shpejt u kthye në lojë, duke e fituar periudhën e dytë 19:14, duke shkuar në pushim me rezultat 37:37. Lojë shumë interesante u zhvillua në pjesën e dytë. Prizreni e fillon më mirë dhe fiton periodën e tretë 24:17, megjithatë, djelmoshat e Illmen Bajrës nuk u dorëzuan duke barazuar rezultatin, derisa deri në fund u zhvillua lojë shumë interesante dhe me shumë kthesa, por pas 40 minutave rezultati në semafor tregonte shifrat 75:75. Në vazhdime basketbollistët e Bashkimit u treguan më të vëmendshëm dhe fituan 6:11 për të triumfuar në fund me rezultat 81:86.

Te Ponte Prizreni më të dalluarit ishin Urim Zenelaj me 25 pikë e 24 kërcime dhe Malcom Canada me 25 pikë e dhjetë kërcime, kurse më të dalluarit te Bashkimi ishin Terik Bridgeman me 23 pikë e 12 kërcime, Corey Ross me 21 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, Stevie Clark me 17 pikë, pesë kërcime e pesë asistime dhe Ujkan Karanezi me 14 pikë.

Ponte Prizreni tani ka tetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi dhjetë fitore dhe tri humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Arsimit, Sportit dhe…