Bashkimi e transferon Zeqirin nga Prishtina

21 dhjetor 2023 | 15:31

KB Bashkimi e ka bërë një goditje të madhe për pjesën e dytë të sezonit në Superligën e basketbollit. Klubi prizrenas ka njoftuar se e ka transferuar basketbollistin e deridjeshëm të Sigal Prishtinës, Lejson Zeqiri.

“Lejson Zeqiri transferi i radhës”, ka shkruar klubi prizrenas. Basketbollisti shqiptar do t’i mbrojë ngjyrat e Bashkimit deri në fund të sezonit, ndërsa ai luan në pozitën e alo-qendrës.

Me Zeqirin dhe me përforcimet tjera, Bashkimi synon të ketë paraqitje më të mira në pjesën e dytë të sezonit 2023/24, derisa aktualisht e sheh veten në vendin e gjashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisionet “Reality show” do të mund të shikohen në platformat…