Bashkimi konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike

03 gusht 2018 | 16:28

KB Bashkimi do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike edhe për sezonin e ardhshëm. Ekipi Prizrenas ka konfirmoi pjesëmarrjen në këtë garë ku do të kërkojë të fitojë titullin e kampionit.

Sezoni i kaluar ishte padyshim më i suksesshmi për ekipin portokallezinj. Pas një pjesë të mirë të dytë të fushatës, Bashkimi i befasoi shumëkënd duke arritur në finale. Prizrenasit kishin arritur të fitonin një vend në finale në sezonin e kaluar, ku në fund pësuan humbje nga Levski Lukoil.

Një muaj më vonë Bashkimi fitoi titullin në Kosovë për të përfunduar një ndër sezonet më fantastike në historinë 73-vjeçare. Liga Ballkanike për sezonin e ri do të përbëhet nga tetë ekipe për dallim nga viti kaluar kur morën pjesë shtatë sosh. Ndryshe, Teuta e Durrësit dhe Tirana do të jenë dy ekipe të tjera shqiptare që do të paraqiten në këtë garë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mattia Caldara është tashmë zyrtarisht pjesë e Milanit dhe duket…